Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka bërë të ditur se ishte vendimi i sulmuesit Luis Suarez, që të largohet nga “Camp Nou”.
Uruguaiani u largua nga Barcelona dhe u transferua të rivali Atletico Madrid, pasi transferimi të Juventus-i dështoi, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, Koeman ka zbuluar bisedën që ka pasur me Suarez-in dhe që lojtari ka pasur mundësinë që të mos largohej.
“Në çështjen e Suarez, ishte bërë shumë vështirë për të të niste të luante dhe ia bëra me dije. E bëri të vështirë, por asnjëherë nuk kam pasur ndonjë problem”.
“Stërviti normalisht, stërviti mirë. Në fund mori vendimin dhe i kam thënë ‘Nëse nuk largohesh për ndonjë arsye, atëherë je në grup, pastaj mund të dëshmosh se isha gabim’. Ai mund të qëndronte”, deklaroi ai.
Suarez kaloi gjashtë vite të suksesshme të klubi blaugranas duke fituar katër herë La Liga-n dhe një herë Ligën e Kampionëve./arbresh.info.
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...