Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman ka konfirmuar se dy lojtarët Frenkie de Jong dhe Antoine Griezmann do t’iu ndryshojë pozitat.
Holandezi ishte qendërmesfushor te Ajax-i, mirëpo nën urdhrat e Valverde-s dhe Quique Setien disa herë luajti në pozitën e mesfushorit ofansiv, transmeton portali arbresh.info.
E njëjta ndodhi edhe me sulmuesin Antoine Griezmann, i cili shumicën e ndeshjeve luajti në krah të sulmit, derisa zakonisht ishte qendërsulmues.
Koeman ka konfirmuar se do t’iu ndryshojë pozitat të dy lojtarëve dhe t’i kthejë në pozitat e tyre të mëhershme.
“Plani që të dy Frenkie de Jong dhe Antoine Griezmann të luajnë në pozitat e tyre”.
“Ka bërë shpenzime të shumta për lojtar. Duhet t’i lejosh të luajnë në pozitat e veta. De Jong do luajë në pozitën që luan të Kombëtarja dhe Griezmann nuk është sulmues i krahut”, deklaroi ai.
Barcelona edicionin e kaluar nuk arriti të fitojë trofe, kurse pritet ndryshime gjatë muajve të ardhshme në skuadër./arbresh.info.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...