Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka mohuar të gjitha spekulimet se janë favorit për të fituar Ligën e Kampionëve.
Barcelona të shtunën u mposhtë nga Getafe, duke mos përfituar nga rasti që Real Madrid-i humbi në shtëpi ndaj Cadiz, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, tekniku holandez ka theksuar se pas gjërave që i kanë ndodhur klubit nuk janë favorit, mirëpo mund të arrijnë larg.
“Te Barcelona duhet të luash për tituj. Në Spanjë dhe Evropë. Por, ka skuadra të forta dhe duhet ta dëshmojmë vetën”.
“Pas asaj që ndodhi në klub, ne nuk jemi favoritë, por mund të arrijmë larg”, deklaroi ai.
Tutje, i pyetur për yllin e skuadrës, Lionel Messi që ka nisur këtë edicion në mënyrë të ngadalshme, Koeman beson se argjentinasi duhet të përformojë më mirë.
“Mendoj se përformancat e tij mund të jenë më të mira. Por e shohim ditë pas ditë dhe është i lumtur edhe stërvitet mirë”.
“Është i fokusuar, dëshiron të jetë kapiten dhe të luajë. Nuk kam ndonjë ankesë ose dyshim në të”, vazhdoi trajneri i klubit katalunas.
Në fund, Koeman foli edhe për dyshen Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele, që nuk janë në formën më të mirë të mundshme.
“Griezmann e di situatën dhe një lojtar duhet të punojë shumë që ta ndryshojë”.
“Dembele humbi shumë pasime të shtunën, por kjo është mënyra e lojës së tij, rrezikon. Është lojtar tjetër për ne dhe është duke punuar që të përmirësohet dhe do fitojë ndeshjet për ne”.
“Kemi shumë garë në sulm, andaj duhet të marrë disa vendime”, përfundoi ai.
Barcelona nesër përballet me Ferencvaros, në kuadër të Ligës së Kampionëve./arbresh.info.
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...