Ronald Koeman i ka të qarta idetë për të përforcuar repartin e avancuar për sezonin e ardhshëm.
Trajneri i Barcelonës kërkon me insistim Memphis Depay, i cili e ka nisur me këmbën e mbarë kampionatin me fanellën e Lyon, ku në sfidën ndaj Dijon shënoi tre herë.
Numri një i “blaugranave” e simpatizon shumë 26-vjeçarin dhe për këtë i ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë maksimumin për të arritur te futbollisti që shikohet si pasuesi i denjë i Suarez, transmeton ss.
Për të arritur te kartoni i Depay, Barcelona është gati të ofrojë 40 milionë Euro, shumë kjo që vështirë se do të bindë presidentin e francezëve Jean-Michel Aulas të lërë të lirë lojtarin.
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...