Messi është në 5 muajt e fundit të kontratës së tij aktuale në Camp Nou, me spekulime që intensifikohen për të ardhmen e tij gjatë çdo jave.
33-vjeçari insiston se do të pres deri në fund të sezonit para se të marr një vendim final për të ardhmen e tij.
Koeman është i kënaqur me kontributin e fundit të Messi, por e pranon që nuk është i sigurt nëse fituesi i 6-herë Topit të Artë do të qëndroj në Catalunya përtej verës.
I pyetur nëse mendon se Messi do të përfundojë duke u angazhuar me terma të rinjë në Camp Nou, Holandezi për The Athletic tha: “Nuk jam i sigurt për atë.
“Shresoj që po, sepse ai është ende një lojtar i mrekullueshëm dhe ende po fiton ndeshje për ne, për ekipin.
“Po e shijoj që jam trajner i tij, nëse i shikon kualitetet e tij çdo ditë në ushtrime, është e pabesueshme.
“Natyrisht, ai erdhi si një fëmijë në Barcelona. Dhe ende nuk e shoh Leo Messi në një klub tjetër përveç Barças.”
Ai shtoi për marrëdhënien me Argjentinasin: “Nuk kam ndonjë problem me Leon.
“Ai është kapiteni i ekipit, unë flas me Leon për gjërat taktike dhe kemi një marrëdhënie shumë të mirë profesionale të cilën e kam me të gjithë lojtarët.
“Por ai është kapiteni, kështu që ju duhet gjithmonë të komunikoni më shumë me të,” transmeton Sporting News./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...