Holanda e nisi shumë mirë me një gol të bukur të Xavi Simons ndaj Anglisë, mirëpo Tulipanët nuk arriti të siguronte një biletë për në finalen e madhe të Euro 2024.
Tulipanët u mposhtën 1-2 nga Anglia në “Signal Iduna Park”, në një takim ku meritonin barazimin dhe kohën shtesë.
Goli i Watkins në 91’ tronditi skuadrën dhe tifozët holandezë, por trajneri Ronald Koeman nuk ka pengje dhe ndihet krenar për futbollistët e tij.
“Pavarësisht se sa i dhimbshëm ishte ky eliminim, ne zhvilluam gjithsesi një Europian të mrekullueshëm. Jam krenar për këtë grup lojtarësh që drejtoj.
Ne bëmë gjithçka mundëm, por fatkeqësisht shkoi kështu siç shkoi. Nuk mund të fajësojmë veten për këtë që ndodhi.
Unë jam krenar për mënyrën se si punuam, jam krenar për të gjithë. Nuk e humbëm kurrë besimin te vetja dhe cilësitë tona.
Zbritëm në fushë me besim të madh dhe nga ndeshja në ndeshje po luanim gjithnjë e më bukur”.
61-vjeçari jep një parashikim edhe për finalen e së dielës në Berlin mes Spanjës favorite dhe Anglisë së uritur për suksesin e parë historik në kontinentin e vjetër.
“Spanjollët janë më ofensivë, ata qarkullojnë topin dhe sulmojnë në krahë. Është e vështirë t’i frenosh, por Anglia mund ta bëjë.
Nga jashtë duket një Spanjë që luan në nivel tepër të lartë, por unë mendoj se edhe anglezët kanë mundësitë e tyre. Ata janë në finale dhe duan të fitojnë”.
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...