Google ADS

Koeman konsideron rikthimin e Coutinho-s te Barcelona

14:29 | 23 Gusht 2020
Arbresh Info

Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman është duke konsideruar ta rikthejë në skuadër mesfushorin Bayern Munich.

Braziliani ishte zëvendësues te Bayern Munich në ndeshjen e fundit ndaj Barcelonës, mirëpo me hyrjen në lojë shënoi dy herë dhe dhuroi një asistim, transmeton portali arbresh.info.

Ka spekulime që Barcelona synon ta shesë brazilianin, mirëpo gjërat kanë ndryshuar.

Sipas Diario Sport, Koeman është duke konsideruar ta rikthejë Coutinho-n në “Camp Nou” për edicionin e ardhshëm.

Duke marrë parasysh që në verë pritet të mos këtë transferime duke marrë parasysh që kanë përfunduar pa trofe, Coutinho shihet si lojtari ideal./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme