Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka konfirmuar se ishte i interesuar për mesfushorin e Liverpool-it, Georginio Wijnaldum.
Holandezi ishte i lidhur me kalimin në “Camp Nou”, por shkaku i aspektit financiar, klubi katalunas nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare, transmeton portali arbresh.info.
Koeman ka konfirmuar se Wijnaldum ishte gjithashtu në listën e lojtarëve të pëlqyer.
“Shpresoj se do e kemi holandezin e dytë në skuadër. Georginio Wijnaldum ishte në listën time gjithashtu”, deklaroi ai.
Barcelona gjatë afatit veror transferoi Sergino Dest, mirëpo largoi shumë lojtarë si Arturo Vidal, Luis Suarez dhe Ivan Rakitic, kurse shkëmbeu Arthur Melo-n me Miralem Pjanic./arbresh.info.
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave