Karriera e Rey Manajt ka marrë një trajektore komplet tjetër nga ajo çfarë pritej.
Hat-tricku në miqësoren kundër Gimnatic disa ditë më parë, dhe goli kundër Gironës ditën e djeshme, ka futur në mendime drejtuesit e Barcelonës për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë.
Katalanasit kishin menduar ta shisnin për të fituar një shumë të mirë parash, por paraqitja e mirë e Manajt ka bërë që drejtuesit të ndërrojnë mendje.
Me Antonine Griezmann, Philippe Coutinho dhe Martin Braithwaite drejt largimit, në skuadër do të mbetej vetëm Sergio Aguero si sulmues qendrorë.
E duke parë lëndimet e shpeshta që pësoi argjentinasi sezonin e kaluar, Barcelona nuk dëshiron që të mbetet pa një sulmues rezervë.
Sipas mediave spanjolle, duke parë paraqitjen në rritje të Rey Manajt, trajneri Ronald Koeman i ka kërkuar presidentit Johan Laporta të mos e shesë sulmuesin shqiptar, por të mbahet si element i rëndësishëm në skuadër.
Madje mediat spanjolle, shkojnë dhe më tej duke e krahasuar Manajn me shokun e skuadrës Aguero, pasi pozicioni dhe lëvizshmëria në sulm është pothuajse identike.
Lëndimi i djeshëm mund të favorizojë edhe më shumë 24-vjeçarin pasi asnjë skuadër nuk do të blinte një futbollist të lënduar, dhe Manaj mund të provonte sërish shanset e tij tek skuadra e parë e Barcelonës. /Gazeta Olle/
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...