Barcelona është gati për të vazhduar me garën vendore ku këtë mesjavë e pret një udhëtim i vështirë në Bilbao, ku ata do të përballen me Athletic Cluc, por Ronald Koeman ka thënë se është i fokusuar edhe në afatin e janarit, duke pranuar se ai ka bërë një listë me dobësitë e disa lojtarëve dhe atyre që ai dëshiron ti sjell në klub.
Kuptohet se disa nga këta lojtarë do të jenë Eric Garcia dhe Memphis Depay, të cilët ishin synime primare të tij edhe gjatë verës, edhe pse ende është e paqartë se si Los Cules do të arrin të bëjnë transfere për shkak të problemeve ekonomike që kanë.
“E kam bërë një listë me dobësitë e mundshme të disa lojtarëve dhe futbollistëve që unë mendoj se do të ishte mirë t’i transferonim”, shpjegoi Koeman në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.
“Çdo trajner do të dëshironte që të sillte dikë në janar, në një kohë ku skuadra duhet të përmirësohet. Unë nuk bën dallim, por kjo varet nga klubi”.
Forma e Barcelonës ka qenë e ndryshme këtë sezon derisa Koeman po kërkon një sistem të balancuar, me ish trajnerin e Feyenoordit që mbetet i bindur se po kryen punën e tij si duhet.
“Skuadra po përpiqet që të luajë në të njëjtën mënyrë pavarësisht si në shtëpi ashtu edhe jashtë”, shtoi ai.
“Ne dëshirojmë të rrezikojmë dhe të kemi mundësi për të shënuar, por si mysafirë nuk e kemi pasur efektivitetin e një skuadre siç duhet ta këtë Barcelona”.
“Ne po ashtu kemi bërë gabime në mbrojtje, ne jemi një skuadër që krijon shumë shanse, por kemi përqindje të ulët të bashkëbisedimit në fushë”.
Një ndër më të mirët e kësaj sezone ishte mbrojtësi i djathtë, Sergino Dest, si në paraqitjet e tij në fushë por edhe jashtë saj ku ai nuk i ka mohuar asnjëherë mediat edhe kur ka pasur rezultate negative.
Koeman është impresionuar nga mbrojtësi amerikan por ka riafirmuar besimin e tij se do të këtë uljet edhe ngritjet për shkak se ai është ende një djalosh me një moshë të re.
“Dest ka uljet dhe ngritjet gjatë lojës, ai ka filluar shumë mirë por ai ka vetëm 19 vjet dhe ka nevojë për kohë që të adaptohet”, ka thënë Koeman.
“Si çdo futbollist, ai ka të drejtën të bëj gabime dhe mandej ti përmirësoj ato. Nuk jam i zhgënjyer me të për shkak se është i ri dhe këto gjëra janë normale”. /GazetaExpress/
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...