Koeman flet për shkarkimin e Barcelonës: “Laporta nuk më dha të njëjtën kohë si Xavi”

09:43 | 3 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Ronal Koeman u emërua si menaxher i Barcelonës nga Josep Bartomeu pas shkarkimit të Quique Setien në vitin 2019. Trajneri holandez më pas vazhdoi të fitojë Kupën e Mbreitt, madje iu afrua jashtëzakonisht titullit të ligës në sezonin e tij të parë.

Megjithatë, ishte e qartë se Koeman nuk ishte trajneri i administratës së tij. Joan Laporta nuk u bind kurrë prej ti dhe nuk i mbajti fjalët e tij kur përfundoi sezoni, duke lënë të kuptohet se ai është në kërkim të një zëvendësuesi.

Përfundimisht, Koeman u lejua të vazhdonte në sezonin e ri, por përfundimisht u shkarkua pas një varg rezultatesh të dobëta. Xavi zuri vendin e tij në krye dhe duket se trajtimi që ka marrë ish-mesfushori nuk e ka bindur veçanërisht Koeman, i cili ka folur për shkakimin e tij në një intervistë të transmetuar nga Mundo Deportivo.

“Ata nuk më dhanë të njëjtën kohë si Xavi. Laporta më tha një mijë herë se Xavi nuk do të ishte trajneri i tij, sepse i mungonte përvoja”, tha ai.

“Nuk do të më shihni në Camp Nou për një kohë, unë nuk mund ta bëj këtë ende. Me këtë president, nuk mund të pretendoj se asgjë nuk ka ndodhur”, vazhdoi Koeman.

Ish-trajneri i Holandës vazhdoi të sugjeronte se atij nuk iu dha asnjëherë mbështetja financiare që i ishte dhënë Xavi, duke iu referuar nënshkrimit të bërë nga klubi në janar.

“Do të më pëlqenin edhe këto nënshkrime. Po unë jam i lumtur, pasi gjërat po shkojnë më mirë tani, dhe për lojtarët. Është bukur të shohësh Frenkie de Jong duke luajtur futboll të mirë, të modës së vjetër, ai ka kaq shumë cilësi”.

Koeman iu referua gjithashtu fillimit të sezonit kur shumë lojtarë u lënduan ose pësuan lëndime të përsëritura. Ai duhej të mbështetej në lojtarë si Gavi, Nico, Ez Abde, Ferran Jutgla, ndër të tjera për të plotësua lojtarët kryesorë.

Ai u kujdes të përmend të njëjtën gjë, duke thënë: “Po punoja me lëndime. Tashmë Pedri është kthyer në formë, si dhe Ousmane Dembele. Ju mund ta shihni ndryshimin”.

Largimi i Lionel Messit në verë padyshim që e përhumbi sezonin e ri pasi Barcelona shikonte të ardhmen. Koeman sugjeroi se ai kishte intersin më të mirë të klubit në mendjen e tij kur ra dakord për disa largime.

“Drejtoria këmbënguli në largimin e disa lojtarëve për të rregulluar financat dhe unë rashë dakord. Por më pas e shihni se ata paguajnë 55 milionë euro për dikë menjëherë pasi e lanë Messin të largohej”.

“Atëherë ju pyesni veten nëse diçka tjetër po ndodhte? Pse u largua Messi”, vazhdoi Koeman.

Koeman nuk u përmbajt kur u pyet për Laportën: “Unë nuk kamë qenë trajneri i Laportës. E kam pasur atë djesinë që në momentin e parë, pas zgjedhjeve, nuk ka pasur asnjë lidhje mes nesh. Mungonte mbështetja e nevojshme nga ‘lart’.

“Paratë nuk kanë qenë kurrë gjëja e rëndësishme për mua. Unë me të vërtetë doja të kisha sukses si trajneri i Barcelonës, të bëja gjithçka që mundesha, por kuptova se Laporta donte të më hiqe qafe sepse nuk isha emëruar nga ai”.

Së shpejti duke mbushur 59 vjeç, Koeman tha se do të kërkojë një rol të ri drejtues në të ardhmen.

“Kam rënë dakord me Rob Jansen se do të shohim mundësitë këtë verë nëse ka diçka interesante, diçka të këndshme”, përfundoi tekniku holandez./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme