Holanda u përshëndet me Euro 2024 pasi në gjysmëfinale pësoi humbje nga Anglia me rezultat 2-1.
Ka qenë një ndeshje spektakolare, megjithatë në fund triumfuan ‘Tre Luanët’ duke kaluar në finalen e madhe.
Trajneri i Anglisë, Ronald Koeman ka folur pas ndeshjes duke përgëzuar Anglinë për fitoren, megjithatë nuk e ka mohuar faktin se është i zhgënjyer për disfatën.
“Anglia krijoi probleme për mesfushën tonë në pjesën e parë; ne nuk kontrolluam se si Bellingham dhe Foden luanin mes rreshtave. Më pas shtuam një element shtesë në mesfushë dhe ishte më e balancuar. Ndjenja ime në 20 ose 25 minutat e fundit ishte se ne ishim më të freskët, por ata shënuan një gol të mrekullueshëm dhe ky është futbolli”, tha Koeman.
“Jam i zhgënjyer me rezultatin. Ndeshja filloi shumë mirë për ne dhe shënuam. Menduam se do të ecnim përpara, por më pas goli, pikërisht në fund…”.
“Unë kam besim për të ardhmen. Ky ekip mund të bëjë më shumë dhe ne kemi më shumë lojtarë për të përfshirë. Ne kemi punuar mirë së bashku, kemi zhvilluar një lidhje dhe ishim afër finales. Jam krenar për këtë ekip”.
“Xavi Simons? Ai luajti mirë, ishte i rrezikshëm dhe shënoi një gol të mrekullueshëm. Ai gjithmonë punon shumë. Jam i lumtur që e kam, sepse ai do të ketë një të ardhme të shkëlqyer”, tha më tej Ronald Koeman.
Krejt në fund Koeman foli edhe për finalen e madhe, duke thënë se janë dy ekipe të forta dhe Anglia mund ta mposht Spanjën.
“Anglia luajti shumë mirë pasi kaloi në disavantazh. Spanja po luan futboll të shkëlqyeshëm, me anësorë emocionues dhe me konstruksion nga prapa. Edhe pse Spanja po luan në një nivel të lartë, ndoshta Anglia mund t’i mposht ata. Pse jo”, deklaroi Koeman. /Telegrafi/
Kurti sot pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedo...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...