Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka pranuar se klubi tashmë po ndjen mungesën e yllit argjentinas, Lionel Messi, pas barazimit me Athletic Bilbao 1:1.
“Nuk më pëlqen të flas gjithmonë për këtë, por ne po flasim për lojtarin më të mirë në botë”, ka thënë fillimisht Koeman për gazetën Marca.
“Kundërshtari ka më shumë frikë kur Messi është aty.“Nëse i jepni Leos një pasim, ai zakonisht nuk e humb topin. Mund të thuash që ai nuk është këtu. Ne e dimë këtë, por nuk mund të ndryshohet”, përfundoi holandezi.
Ndryshe, Barcelona barazoi 1-1 falë një supergoli të shënuar nga Memphis Depay në fundin e pjesës së dytë, ndërsa ndeshjen e radhës e luan pas shtatë ditësh ndaj Getafes në Camp Nou më 29 gusht.
Messi këtë verë ju bashkua Paris Saint-Germain./arbresh.info/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë