Google ADS

Koeman flet lidhur me largimin e Bartomeu-s: Situata mund të ndryshojë, por nuk jam nervoz

19:03 | 30 Tetor 2020
Arbresh Info

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman insiston se nuk është nervoz nëse pozita e tij do ndryshojë që nga dorëheqja e presidentit Josep Maria Bartomeu.

Bartomeu ka dhënë dorëheqje gjatë javës së kaluar, ndërsa kandidati Victor Fond ka premtuar se nëse vjen në krye do largojë Koeman-in dhe ta zëvendësojë me Pep Guardiola-n, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, tekniku holandez insiston se nuk është i shqetësuar dhe do bëjë gjithçka që të fitojë tituj.

“Nuk e di nëse do këtë efekt të unë. Nuk është në duart e mija, unë punoj që të fitojë tituj. Për çdo gjë tjetër duhet të presim”.

“Ata flasin për ndryshime, por nuk jam nervoz. Jam i përfshirë në punën time. E dija që nga fillimi. Sot, kandidatët flasin për projektet e tyre, por do shohim kush do jetë presidenti për të ardhmen”, deklaroi ai.

Barcelona në ndeshjen e radhës është mysafirë i Alaves-it./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme