Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, është shprehur pesimist për shpresat e ekipit të tij për të korrur sukses në Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke e pranuar se katalonasit nuk janë në nivelin e ekipeve kryesore.
Duke folur për media para ndeshjes kundër Benficës të mërkurën, Koeman e pranoi se Barcelona nuk ka ndonjë shpresë për ta fituar trofeun më të çmueshëm evropian për klube, raporton Gazeta Express.
Pas një fillimi të tmerrshëm të grupit, pasi u humb dhe u turpëruar përsëri nga Bayern Munich në Camp Nou, skuadra e Koeman do të përpiqet të kthehet në binarë kundër Benficës në Lisbonë.
“Duhet të jemi realistë, tani për tani, me ndryshimet që i kemi bërë në ekip, është tejet e vështirë të jemi në nivelin e ekipeve kryesore”, tha Koeman.
Trajneri holandez foli edhe për rikthimin e Ansu Fatit nga lëndimi dhe golin e tij të parë pas 11 muajsh jashtë fushës.
“(Ansu Fati) ishte shumë i lodhur të hënën, emocionet e kishin ndikimin e vet. Të martën, ai stërviti pa ndonjë problem”, tregoi ai.
“Ne duam t’i japim më shumë minuta atij, por nuk e them dot para ndeshjes se sa minuta do të luajë ai”, shtoi Koeman.
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...