Barazimi ndaj Granada ka lëkundur jo pak pozitat e trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman.
Paraqitjet e Barcelonës kanë lënë shumë për të dëshiruar dhe e fundit ishte ajo ndaj Granadës, ku Barcelona arriti të nxirrte një pikë.
Kjo ka bërë që drejtuesit të mendojnë për të larguar Koeman, diçka që do të ndodhë pas sfidës së të enjtes përballë Cadiz.
Ndërkohë drejtuesit kanë menduar për zëvendësimin e tij.
Conte, Pirlo dhe Xavi janë emrat më të përfolur , por kësaj liste i shtohet dhe Philip Cocu.
58-vjeçari mori drejtimin e Barcelonës në Gushtin e vitit të shkuar. Në sezonin debutues, holandezi udhëheqi klubin drejt fitimit të Kupës së Mbretit, në fitoren 4-0 përballë Bilbaos./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...