Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman ka diskutuar me mesfushorin Sergio Busquets.
Pas diskutimeve me Luis Suarez, Jordi Alba, Samuel Umtiti, Ivan Rakitic e Arturo Vidal, Ronald Koeman ka takuar edhe Sergio Busquets, raporton e përditshmja sportive katalane “Sport”, transmeton lajmi.net.
Trajneri i ri i Barcelonës, ka biseduar me Busquetsin për 30 minuta në Ciudad Deportiva në lidhje me planet e tij për sezonin e ri.
Ideja është se Koeman ende llogarit në Busquetsin.
Mirëpo, mbetet të shihet nëse holandezi e konsideron Busquetsin si titullar të rregullt në sezonin e ri.
Së fundmi spekulohej se Busquets mund t’i bashkohet grupit të futbollistëve që pritet të nxirren në shitje nga Koeman.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...