Qendërmbrojtësi gjerman Robin Koch pritet të jetë ndër përforcimet e para te Leicester City gjatë afatit kalimtar të janarit.
Tabloidi anglez “The Sun”, ka shkruar të premten se Leicesteri tashmë ka kontaktuar skuadrën e Freiburgut për 23-vjeçarin, që këtë edicion ka treguar paraqitje të mira në Bundesligë, transmeton Koha.net.
Mësohet se ekipi anglez është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 25 milionë për transferimin e Kochut, i cili ka edhe dy paraqitje me Përfaqësuesen e Gjermanisë.
Koch, këtë edicion ka 13 ndeshje në të gjitha garat dhe një gol të shënuar për Freiburgun. Ai është pjesë e Freiburgut prej vitit 2017 dhe me këtë ekip ka kontratë deri në verën e vitit 2021. Koch po kërkohet edhe nga dy ekipet tjera tw Anglisw, Norwichi e Wolverhamptoni.
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...