Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna u varrosën javën e kaluar në një ceremoni private të familjes, afër shtëpisë së familjes Bryant në Orange County në Kaliforni, sipas certifikatave të vdekjes së tyre.
Certifikata e vdekjes për Kobe Bryant, 41-vjeçar, bën të ditur se ai u varros më 7 shkurt në Pacific View Memorial Park në Corona del Mar. Fillimisht ishte planifikuar që ai të varrosej në Westwood Village Memorial Park, por familja i ndryshoi planet më vonë, transmeton Gazeta Express.
Ndërsa, një mbledhje komemorative është planifikuar për Bryant dhe vajzën e tij më 24 shkurt në Staples Center. Kjo mbledhje do të jetë ngjarja e fundit në listën e gjatë të eventeve të planifikuara për ndër të ikonës së basketbollit, që nga vdekja e tij më 26 janar.
Kobe Bryant, Gianna dhe shtatë persona të tjerë mbetën të vdekur pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin. Helikopteri nuk kishte probleme me motor, por problemi besohet të ketë qenë ose moti, ose ndonjë veprim i pilotit.
Raporti i fundit i publikuar nga Bordi Kombëtar i Sigurisë në Transport (NTSB) i sqaroi disa gjëra, si historinë e e fluturimeve të pilotit dhe të helikopterit Sikorsky S-76B, motin në atë mëngjes dhe komunikimin me kontrolluesit e trafikut ajror.
“Këto lajme zakonisht shërbejnë si udhëzues për drejtimin e hetimeve. Në këtë rast, raporti u fokusua në motin dhe në komunikimin e pilotit me kontrolluesit e trafikut ajror. Në fund, kam frikë se vëmendja do të jetë te piloti dhe vendimet e tij”, ka thënë eksperti i transportit dhe ish-drejtori menaxhues i këtij bordi, Peter Goelz.
NTSB-ja u përqendrua te faktet e këtij rasti, përfshirë këtu publikimin e disa fotografive të reja, mirëpo nuk e bëri analizën e tyre. Bordi do ta publikojë analizën dhe arsyen e rrëzimit të helikopterit në raportin final, që mund të vonojë deri në një vit.
Në këtë raport thuhet se piloti nuk ishte paralajmëruar për ndonjë problem gjatë fluturimit dhe se të gjitha pajisjet në helikopter kishin qenë në rregull, si dhe se piloti kishte rekord shumë të mirë të fluturimeve.
Bordi Kombëtar për Siguri në Transport (NTSB) ka bërë të ditur se helikopteri Sikorsky S-76 B me dy motorë kishte tentuar të ngjitet për t’iu shmangur një shtrese resh, gjë për të cilën piloti Ara Zobayan mori leje nga kontrolluesit e trafikut ajror, para se ta bënte një kthesë të fortë në ta majtë duke u rrëzuar.
Nga ai moment, NTSB beson se helikopteri ra poshtë me shpejtësi rreth 40 kilometra në orë dhe u përplas në një kodër 60 sekonda më vonë, duke shpërthyer në flakë menjëherë, transmeton Gazeta Express.
“Ne e dimë se helikopteri u përplas me shumë energji në tokë”, tha anëtarja e NTSB, Jennifer Homendy, duke shtuar se helikopteri kishte qenë në një pjesë para se ta godiste tokën.
Homendy tha se retë, mjegulla dhe dukshmëria e dobët të raportuar në zonë të dielën janë detaje kyçe në këtë hetim, që do të zgjasë të paktën një vit për t’u kompletuar.
Helikopteri nuk ishte i pajisur me ndonjë sistem paralajmërues për terrenin, që do të mundë të alarmonte pilotin se helikopteri ishte shumë afër me kodrën. Ai s’kishte as kuti të zezë, pasi që për atë lloj helikopteri nuk kërkohej një gjë e tillë. Kutia e zezë do ta bënte më të lehtë të kuptoheshin rrethanat e aksidentit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...