Arlind Ajeti duhet të mendojë si të rifillojë gjithçka nga e para në verë, pasi nuk ka të ardhme te klubi i Grasshopers në Zvicër i cili e ka përjashtuar mbrojtësin shqiptar dhe do të ndërpresë shumë shpejt kontratën me të.
Skuadra e cila aktualisht mban vendin funti në renditjen e kampionatit zviceran, ka nisur një projekt të ri me trajnerin Tomislav Stipiç, i cili ashtu si mbrojtësi kuqezi ka larguar edhe emra të tjerë të njohur.
Prej dy ditësh, ekipi është i grumbulluar pranë liqenit të Gardës për të përgatitur ndeshjet e pjesës së fundit të kampionatit. Por mes lojtarëve kishte mungesa të mëdha, mes të cilëve ishte edhe Ajeti.
Shumëkush e ka cilësuar si të tepruar këtë vendim dhe mendohej fillimisht se mos lojtarët në fjalë ishin dërguar te skuadra U21 për ndëshkim, siç ndodh rëndom në këto raste, “Jo, nuk ka kthim mbrapa”, deklaroi trajneri për të larguarit, duke bërë të qartë se karriera e tyre te Grasshopers ishte e mbyllur.
Përkrah Ajetit, mes emrave të larguar nga ekipi janë edhe dy shqiptarë të tjerë. I pari është Shani Tarashaj i cili ka qenë pjesë e Zvicrës në të kaluarën, si dhe Mërsim Asllani, pjesë e përfaqësueseve të moshave të Zvicrës./Insporti
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...