Klubi i formuar nga shqiptarët në Gjermani, FC Kosova Dusseldorf dhe lideri i Superligës, Ballkani, do të organizojnë Superkupën “Kosovë & Mërgatë”.
FC Kosova Dusseldorft ka ftuar mërgatën shqiptare dhe të gjithë sportdashësit që bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje sportive.
Sipas njoftimit, gara do të zhvillohet më 17 nëntor të këtij viti në “Bayreuther Strasse 31, 40597 Düsseldorf”.
“Andaj, kryesia e FC Kosovës fton të gjithë spektrin sportdashës, sponsorët, veteranët, anëtarësinë e gjerë dhe gjithë mërgatën, të jenë pjesë e kësaj Superkupe mes ‘FC.Kosova’ dhe ‘KF. Ballkani’”, thuhet në njoftim, njofton Klankosova.tv.
Tutje, në njoftim bëhet e ditur se ky event sportive, bazën e ka që nga viti 1997, ku FC Kosova, e pati organizuar dhe ftuar ekipin e “2 Korrikut” për Superkupën e parë në mërgatë në atë vit.
“Që nga ajo kohë, kanë kaluar 27 vite dhe kjo kupë zhvillohet çdo vit. FC Kosova ka arritur të luajë pesë herë në këtë garë, përkatësisht në vitet 1997, 1998, 1999, 2021 dhe 2024”, thuhet në njoftim.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...