Derisa Roman Abramovich është duke kërkuar blerës për klubin e Chelseas, atij tashmë i është vetofruar një klub nga shteti i Serbisë.
Bëhet fjalë për klubin “Petka”, që bën gara në një ligë amatore në atë shtet.
Përmes një postimi në “Facebook”, ky klub njoftoi se është i gatshëm që miliarderit rus t’ia ofrojë 49% të aksioneve.
Gjithashtu, drejtuesit e Petkas ftuan pronarin aktual të Chelseas që të jetë prezent të dielën, në ndeshjen e tyre ndaj Cibutkovcit.
Nga mediat serbe kjo po cilësohet si një shaka, e cila megjithatë ka marrë vëmendjen e tyre.
Kujtojmë se Abramovich mori vendim për shitjen e Chelseas, pasi Britania e Madhe mori sanksione edhe ndaj tij, pas fillimit të sulmeve të Rusisë ndaj shtetit të Ukrainës.
Pas vendimit të 55-vjeçarit, menjëherë kanë filluar interesimet për blerjen e klubit londinez. Së fundmi këtë e ka bërë të ditur edhe miliarderi nga Turqia, Muhsin Bayrak.
Madje, gjatë ditës së djeshme u raportua se Abramovich ka udhëtuar me aeroplanin e tij privat drejt Stambollit. Ende nuk dihet nëse është takuar me Bayrakin për të diskutuar rreth kushteve të shitblerjes së klubit londinez.
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...