Klubi nga Shqipëria e zyrtarizon edhe një futbollist nga Kosova

17:00 | 7 Janar 2018
Arbresh.info

Kamza ka nisur fazën përgatitore në Antalia, ku do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore, mes tyre një kundër kryesuesve të Superligës turke, Bashakshehirit.

Trajneri Ramadan Ndreu për pjesën e dytë të sezonit do të ketë në dispozicion katër lojtar të rinj. I fundit që nënshkroi ishte mesfushori Hair Zeqiri, ndërkohë që më parë të njëjtën gjë kishte bërë edhe portieri Ilir Avdyli.

Veç tyre pjesë e Kamzës do të jenë edhe mbrojtësi Alken Agalliu e mesfushori Arbër Basha, që vjen nga Vllaznia e Pozheranit në Kosovë, shkruan Sportal.al.

Aktualisht drejtuesit po punojnë për të afruar një qendërmbrojtës për të zëvendësuar Fushtar. Gjithashtu edhe një mbrojtës i majtë do tentohet të afrohet dhe Mersini duket opsioni më i mundshëm. /Sportal.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme