Klubi nga Premierliga e shkarkon trajnerin

14:39 | 2 Prill 2018
Arbresh.info

West Bromwich Albion ka vendosur që të bëjë ndryshime në shtabin teknik, përcjellë arbresh.info.

WBA e ka shkarkuar trajnerin Alan Pardew dhe asistentin e tij John Carver.

West Bromwich Albion është në pozitën e fundit në tabelë me 20 pikë, 10 më pak se vendi i 17-të që do ta mbante në Premierligë.

Skuadra do të udhëhiqet përkohësisht nga trajneri i të rinjve, Darren Moore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme