Google ADS

Klubi konfirmon: Zymer Bytyqi mungon në ndeshjet e Kosovës

17:42 | 8 Nëntor 2021
KRG

Sot gjatë ditës, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar  se do të mungojnë tre lojtarë për ndeshjet e muajit nëntor.

Elbasan Rashani i cili ka pësuar lëndim në ndeshjen e djeshme, ku ka zhvilluar ndeshje me klubin e tij, Lirim Kastrati dhe Bersant Celina me kërkesë e tyre kanë kërkuar të mos ftohen përshkak të situatave strikte të klubeve  të tyre.

Ndërsa Zymer Bytyqi ka qenë në pikëpyetje se a do të jetë pjesë e Kombëtares për ndeshjet me Jordaninë dhe Greqinë.

Bytyqi mbrëmë ka pësuar një lëndim ku ka zhvilluar ndeshje me skuadrën e tij, Konyaspor, teksa është pritur vendimi përfundimtar nga ekipi mjekësor.

Klubi turk, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Bytyqi nuk është në gjendje t’i bashkohet Kombëtares për ndeshjet e muajit nëntor përshkak të lëndimit.

Andaj, numri i lojtarëve të cilët nuk do të jenë në listën e të ftuarve të Kombëtares, është katër dhe mbetet të shihet se a do të ketë zëvendësime të emrave të tyre.

Kosova do të zhvillojë dy ndeshje gjatë këtij muajit, ku ndeshja e parë do të jetë me Jordaninë e cila është miqësore dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 10 nëntor.

Ndërsa ndeshja tjetër do të jetë me Greqinë e cila është në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, “Qatar 2022” e cila do të zhvillohet në Athinë më 14 nëntor. /arbresh.info/

Të ngjashme