Futbollisti kosovar kishte pësuar lëndim të rëndë në ndeshje me Malin e Zi dhe pritet të mungojë nga 7 deri në 9 muaj. Kosova do ta humbë një lojtar të rëndësishëm për pjesën e mbetur të kualifikimeve për “Euro 2020”
Klubi i Arbër Zenelit, Reims nga Franca ka dalë me njoftim zyrtar pas operimit të futbollistit kosovar, shkruan Gazeta Express.
Anësori i Kosovës kishte pësuar lëndim të rëndë në ndeshje me Malin e Zi, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.
Futbollisti kualitativ i kishte dëmtuar ligamentet e gjurit të djathtë dhe me këtë rast iu desh t’i nënshtrohej operimit.
Tash, Reimsi ka njoftuar se operimi është kryer me sukses dhe se futbollisti i krahut të majtë do të kthehet në fushat e blerta pas 7 deri në 9 muajve.
Kjo nënkupton se Kosova do ta humbë një lojtar të rëndësishëm për pjesën tjetër të kualifikimeve për “Euro 2020”.
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...