Google ADS

Klubi i Serie A po e monitoron situatën e Edon Zhegrovës

21:04 | 9 Tetor 2024
E.G

Edon Zhegrova është padyshim një nga lojtarët që po shkëlqen më së shumti në këtë sezon të ri.

Sulmuesi shqiptar po kalon një formë mjaft të mirë me Lille dhe klubet që e duan po shtohen.

Sidomos kjo po vjen pas paraqitjes ndaj Real Madrid në Ligën e Kampionëve, ku ai shkëlqeu dhe tregoi aftësitë e tij.

Pikërisht loja që po zhvillon në këto nivele, ka bërë që shumë ekipe të njohura evropiane të vihen pas tij.

Sipas “TuttoAtalanta.com”, klubi nga Bergamo janë pikërisht ata që e kanë Edon Zhegrovën në listën e lojtarëve të preferuar, por deri më tani asgjë konkrete.

Kujtojmë se në rast se do të kalonte te Atalanta, sulmuesi i Kosovës do të gjente mbrojtësin shqiptar, Berat Gjimshitin. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme