Klubi i Premierligës e ‘rrëmben’ futbollistin e Monacos

19:00 | 2 Janar 2018
Arbresh.info

Klubi i Premierligës, Huddersfield Town, ka kompletuar huazimin e mbrojtësit të Monacos, Terence Kongolo.

Ai do të jetë i huazuar në Angli deri në fund të këtij sezoni.

Kujtojmë se 23-vjeçari dështoi të gjejë një vend në formacionin bazë të klubit francez.

Futbollisti holandez e ka nisur karrierën te Feyenoord.

Terence Kongolo ka tre paraqitje edhe me Kombëtaren e Holandës. /arbresh.info/

Të ngjashme