Klubi i njohur kosovar emëron trajnerin e ri

18:53 | 9 Korrik 2018
Arbresh.info

Ish-sulmuesi i mirënjohur, Besim Ademi, është emëruar kryetrajner i ri i KF 2 Korrikut nga Prishtina, që garon në Ligën e Parë të Kosovës. Lajmi konfirmohet nga klubi prishtinas.

“Një ditë para fillimit të përgatitjeve për edicionin e ri, klubi i futbollit 2 Korriku ka emëruar trajnerin e ri për edicionin 2018/19.

Besim Ademi i cili vitet e kaluara kishte punuar me kategoritë e reja të shkollës së futbollit 2 Korriku, tash e tutje do te udhëheq skuadrën e seniorëve.

Ademi njihet për sukseset e shumta që ka arritur me kategoritë e reja, dhe këtë pritet ta vazhdoj edhe me skuadrën e seniorëve të klubit verdheblu”, bëhet e ditur nga klubi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme