Sipas raportit të fundit nga gazeta turke, “Fanatik”, përfaqësues të klubit anglez, Tottenham, do të jenë prezentë në “Fadil Vokrri” për ndeshjen që Kosova e zhvillon më 17 nëntor kundër Anglisë.
Ata në këtë ndeshje do të jenë me mision për ta përcjellë nga afër Vedat Muriqin në fushë.
Mirëpo, ata mund të ndahen të zhgënjyer pasi ai mund të mos aktivizohet fare pas dëmtimit që së fundmi e pësoi në ndeshjen kundër Kasimpasas.
Muriqi sot është stërvitur i vetëm, ndaras nga grupi në seancën e parë stërvitore para ndeshjeve të nëntorit.
Klube si Tottenham dhe Manchester United muajve të fundit kanë qenë të lidhur me sulmuesin shtatlartë të Kosovës, pas formës së mirë të tij këtë edicion me Fenerbahcen.
Kujtojmë se skautët e Tottenhamit e kanë përcjellur Muriqin në disa ndeshje me klubin dhe Kombëtaren.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...