Një klub i njohur i Ligës Premier ka ndërmarrë një hap të pazakontë sa i përket pozitës së trajnerit tek Anglia.
Të martën, Gareth Southgate dha dorëheqje nga roli i tij si përzgjedhës i Anglisë disa ditë pasi ‘Tre Luanët’ humbën me rezultat 2-1 ndaj Spanjës në finale të Euro 2024.
Pas tetë vitesh në krye, Southgate e cilësoi aventurën e tij tek Anglia si ‘nderin e jetës së tij’.
53-vjeçari shtoi se është koha për një kapitull të ri pas ndeshjes së tij të 102-të në krye të Anglisë, aty ku Anglia u bë ekipi i parë që humbi dy finale të njëpasnjëshme të Kampionatit Evropian.
Emra si Eddie Howe, Graham Potter, Ange Postecoglou madje edhe Pep Guardiola, janë lidhur me një kalim tek Anglia.
Teksa ekipet si Newcastle kanë shprehur rezistencë që ta humbasin trajnerin e tyre Howe, drejtor sportiv i Wolvesit, Matt Hobbs, ka marrë një qëndrim të pazakontë për trajnerin e tyre Gary O’Neil.
“Ata duhet që ta konsiderojnë atë. Ai është i mrekullueshëm dhe do të isha i befasuar nëse klubet nuk do ta kërkonin”.
“Ne do të bëjmë punë me trajnerët e tjerë, jo sepse duam që Gary të largohet, por sepse kjo është gjëja më e kujdesshme që mund të bëjmë”, ka thënë Hobbs.
Në ndërkohë, shefi ekzekutiv i Newcastle United, Darren Eales, ka insistuar se klubi është i vendosur që ta mbajë Howe dhe do t’i rezistojnë çfarëdo lloj oferte nga Federata e Futbollit të Anglisë./Telegrafi/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...