Manchester City është shfaqur si skuadra me shpenzimet më të ulëta në Ligën Premier këtë verë, duke regjistruar një fitim fillestar prej 111 milionë funte apo 132 milionë eurosh. Transaksionet e klubit nga Etihad përfshinin blerjen e Savinhos për 21 milionë funte (25 milionë euro) dhe blerjen e Ilkay Gundogan si një transferim i lirë.
Me mbylljen e afatit kalimtar veror në Ligën Premier, kanë dalë edhe shpenzimet e secilit klubi në këtë ‘merkato’.
Befasia më e madhe padyshim se është renditja e kampionit në fuqi, Cityt, klub i cili ka dalë fitim plot 132 milionë euro në ky afat kalimtar.
Blerja e vetme e madhe e Cityt këtë verë ishte talenti Savinho, lëvizja e të cilit i kushtoi 25 milionë euro dhe pasqyron strategjinë e vazhdueshme të “Qytetarëve” për të investuar në yjet e ardhshëm duke mbajtur buxhetin e tyre në kontroll.
Nënshkrimi i Ilkay Gundogan në një transferim të lirë shtoi përvojën dhe cilësinë në skuadër pa ndikuar në shpenzimet e tyre neto.
Kujdesi financiar i Cityt është i rëndësishëm duke pasur parasysh shpenzimet tipike të larta që lidhen me klubet më të mira në Ligës Premier.
I quajtur shpesh një ‘klub nafte’, këtë afat kalimtar veror City shpenzoi më pak dhe ishte i dyti pas Chelseat në shitje.
Klubi me bilancin më negativ këtë verë në Ligën Premier është Brigton, i cili ka një ‘minus’ prej 180 milionë eurosh, i ndjekur nga Ipswich Town me 146 milionë euro dhe Manchester United me 132 milionë euro.
Në anën tjetër, klubet tjera përveç Cityt që patën bilanc pozitiv, duke arkëtuar më shumë sesa shpenzuar janë Wolverhmapton Wanderers (48 milionë euro), Everton (29 milionë euro), Crystal Palace (26 milionë euro), Newcastle (26 milionë euro), Liverpool (25 milionë euro) dhe Aston Villa (8 milionë euro). /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...