Roma ka bërë një gabim trashanik duke reklamuar tiketat për ndeshjen në gjysmëfinale të UEFA Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, para se të hidhet shorti.
Skuadra italiane është pjesë e xhiros së parafundit të këtij kompeticioni për herë të parë në histori pas një rikthimi sensacional këtë javë kundër Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
Ata nuk kishin durim për t’i shitur tiketave duke vendosur në shitje kështu ato për ndeshjen kundër skuadrës së Jurgen Klopp mbrëmjen e kaluar.
Ky gabim në uebfaqe është rregulluar me shpejtësi, por jo aq shpejtë para se dikush t’i bëjë një foto përmes së cilës zbulohet se takimi “do të zhvillohet” si nikoqir më 2 maj.Shorti për gjysmëfinale të UEFA Ligës së Kampionëve zhvillohet sot (e premte) në Zvicër duke filluar nga ora 12:00.
Kampioni në fuqi Real Madridi është gjithashtu në këtë garë së bashku me gjigantin gjerman Bayern Munichun./arbresh.info/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe