Real Sociedad ka konfirmuar interesimin e tyre për kosovarin Adnan Januzaj.
Por, skuadra në La Liga ka pranuar se ata duhet të luftojnë për të arritur një marrëveshje me anësorin e Manchester United, i cili ishte i huazuar nga Sunderlandi sezonin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Manchester United kërkon 10 milionë funta, por klubet e tjera si Milani, Marseille dhe Lyoni janë duke u sillur përreth 22-vjeçarit.
“Është e vërtetë që ne jemi të interesuar [për Januzajn], por ne nuk jemi në bisedime me Manchesterin ose me të”, tha Jokin Aperribay, presidenti i Real Sociedadit.
“Ne jemi duke pritur për vendimin e Manchester United dhe më pas do të reagojmë. Janë shumë klube të interesuara për shërbimet e tij dhe nënshkrimi me të nuk do të jetë i lehtë”, përfundoi Jokin./arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...