Google ADS

Klubi i ligës së tretë eliminon Real Madridin nga Copa del Rey

08:31 | 21 Janar 2021
Arbresh.info

Alcoyano, klub i ligës së tretë spanjolle ka arritur që të eliminojë Real Madridin pas fitores 2-1 në vazhdime.

Juanan Casanova në minutën e 115-të realizoi golin i cili ka dërguar klubin e Alcoyanos në 1/8-tën e Copa del Rey.

Zinedine Zidane pushoi për këtë ndeshje disa lojtarë kyçë, mirëpo edhe inkuadrimi i Karim Benzemas dhe Eden Hazard nuk ndikuan.

Edhe pse për më shumë se 10 minuta skuadra e Alcoyanos luajti pa një lojtar pasi Lopez mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja, në fund arritën që të fitojnë sfidën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme