Një numër i madh klubesh evropiane janë të interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Moratan.
Morata ka shënuar 13 gola këtë sezon në La Liga, aq sa ka edhe Cristiano Ronaldo, pavarësisht se ka luajtur vetëm në 22 ndeshje dhe shpesh si një zëvendësues, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, numri i golave nuk duket i mjaftueshëm për t’i siguruar atij një vend te skuadra e Zinedine Zidanes dhe spanjolli mund të largohet nga ‘Bernabeu’ këtë verë.
Sipas një raporti nga ‘AS’, Manchester United, Tottenham, Juventusi, AC Milani dhe Borussia Dortmund janë të gjithë të interesuar në shërbimet e tij, por favorit në të këtë garë është Chelsea i Antonio Contes.
Trajneri italian ka punuar në të kaluarën me Moratan gjatë kohës së tij si një i huazuar te Juventusi. Transferimi në ‘Stamford Bridge’ mund të bëhet për të zëvendësuar Diego Costan./arbresh.info
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok