Isco vazhdon të jetë futbollist i lirë që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur shkëputi kontratën me Sevillan.
Mesfushori spanjoll ishte afër kalimit te Union Berlini, por në fund marrëveshja mes palëve u prish.
Pas dështimit për t’u bashkuar me një ekip të ri në afatin e janarit, Isco është në kërkim të një sfide të re, me Evertonin që u pa si një opsion të mundshëm.
Megjithatë, pavarësisht se Sean Dyche nuk solli ndonjë lojtar të ri në “Goodison Park”, trajneri me përvojë thuhet se nuk është i bindur nga aftësia e 30-vjeçarit për të përballuar Premierligën.
Sipas raportimeve nga “The Independent”, Isco ishte në një listë objektivash, por Dyche dhe Evertoni kanë hequr dorë.
Së fundi u raportua se ish-mesfushori i Real Madridit është në bisedime me klubin turk, Konyaspor, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur. /GE/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit