Klubi anglez e shpërblen sulmuesin e Kosovës

12:56 | 8 Maj 2018
Arbresh.info

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, do të shpërblehet me kontratë të re nga Sheffield Wednesday pas formës së lartë të treguar këtë sezon.

Në ndeshjet e fundit Nuhiu është shndërruar në hero të tifozëve të Wednesday, dhe tani ka pranuar se negociatat për kontratën e re me ekipin nga Championshipi i Anglisë, niveli i dytë i futbollit anglez, raporton The Star

28-vjeçarit kontrata aktuale me me klubin i skadon në verë, por drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta mbajnë kosovarin të paktën edhe për tri vite tjera.

Nuhiu ka shkëlqyer te Sheffieldi gjatë këtij viti, duke realizuar hat-trick në ndeshjen e fundit ndaj Norwichit, të cilën skuadra e tij e fitoi 5-1, të dielën.

Nuhiu i ka shënuar 14 gola,11 në kampionat dhe 3 në FA Cup, në 35 paraqitje në të gjitha garat për Sheffieldin këtë sezon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme