Google ADS

Klubi amerikan afër për të transferuar Luka Modric

15:28 | 8 Janar 2020
Arbresh Info

Klub amerikan, DC United është afër për të transferuar mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.

Kroati është në vitin e fundit të kontratës dhe është i lidhur me transferimin te AC Milan, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Mlssocceritalia, DC United janë duke udhëhequr garën për transferimin e 34-vjeçarit në fund të sezonit.

Disa raportime thonë që Modric do të nënshkruajë kontratë paraprake në afatin e janarit pastaj të largohet si lojtar i lirë nga “Santiago Bernabeu”.

Modric këtë sezon ka shënuar katër gola në fanellën e “Los Blancos”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme