Klubet që shpenzuan më së shumti në këtë verë, prinë Chelsea

13:31 | 2 Shtator 2022
K.B

Me merkaton verore tashmë të mbyllur, llogaritë e shpenzimeve nga klubet, brenda këtij afati kalimtar, tashmë kanë filluar.

Sikurse rëndom, edhe këtë vit prijnë skuadrat angleze për sa u përket shpenzimeve.

Në një listë të publikuar së fundi, shihet se Chelsea prin dukshëm ndaj të tjerave, duke harxhuar plot 227 milionë euro.

Pas saj vijnë skuadrat e tjera nga po e njëjta ligë.

Më poshtë gjeni listën e 8 ekipeve që shpenzuan më së shumti.

€227M Chelsea

-€226M Man Utd

-€164M West Ham

-€155M Nottm Forest

-€136M Newcastle

-€131M Tottenham

-€115M Barcelona

-€108M Arsenal

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme