Google ADS

Klubet që refuzuan transferimin e Cristiano Ronaldos

16:47 | 11 Korrik 2018
Arbresh Info

Manchester United nuk ka shfrytëzuar shansin për të nënshkruar me superyllin Cristiano Ronaldo para se ai t’i bashkohej Juventusit.

United dhe Paris Saint Germaini refuzuan të dy shansin për të nënshkruar me Ronaldon nga Real Madridi këtë verë, të paktën kështu beson eksperti Guillem Balague, transmeton portali arbresh.info.

Ronaldo siguroi transferimin te Juventusi dje për një tarifë që besohet të jetë 105 milionë euro pavarësisht se ka mbushur 33 vite në muajin shkurt.

“Juventusi është klubi i vetëm që shtroi ofertë te Real Madridi. Ata ishin të vetmit”, ka thënë Balague në kanalin e tyre zyrtar në YouTube.

“Askush nuk erdhi, madje as PSG dhe Manchester United që e kërkonin atë këtë verë dhe verën e kaluar. Ata refuzuan ta bëjnë këtë”

Ronaldo i dha fund nëntë viteve në Bernabeu si golashënuesi më i mirë në histori të klubit./arbresh.info/

Të ngjashme