Klubet në Premierë Ligë raportohet se janë duke planifikuar të votojnë kundër prezantimit të teknologjisë VAR sezonin e ardhshëm, madje edhe nëse ligjvënësit aprovojnë shfrytëzimin e saj.
Bazuar në ‘BBC Sport’, një numër i skuadrave në kampionatin kryesor kanë shprehur shqetësime rreth sistemit bazuar në atë që ka ndodhur në ndeshjet e mëparshme, transmeton portali arbresh.info.
Të paktën 14 nga 20 skuadra në Premierë Ligë duhet të votojnë në favor të VAR-it për të aprovuar shfrytëzimin e saj.
Sistemi filloi të shqyrtohej gjatë fitores 6 me 1 të Tottenham Hotspurit ndaj Rochdales në Kupë FA, ndeshje gjatë të cilës ishte anuluar një gol dhe një penalti e ekzektuar ishte rikthyer.
Aprovimi i kësaj teknologjie për shfrytëzim në Kampionatin Botëror në Rusi pritet të bëhet nesër në Zurich nga Bordi i Shoqatës së Futbollit Ndërkombëtar./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...