Duket se klubet arabe nuk e kanë ndërmend të ndalen me transferime dhe tashmë kanë identifikuar yllin e Barcelonës, Raphinha, dhe atë të Tottenhamit, Richarlison, si dy objektiva kryesor për afatin kalimtar veror.
Klubet nga Lindja e Mesme kishin dominuar afatin kalimtar të transferimeve vitin e kaluar dhe e njëjta parashikohet të ndodhë edhe këtë verë.
Raphinha tash e sa kohë është lidhur me një largim nga Barcelona, pasi blaugranasit po synojnë një rrugëdalje për të përmirësuar situatën financiare.
Gazeta katalanase SPORT raporton se klubet arabe kanë rikthyer interesimin e tyre për futbollistin brazilian dhe ato janë të gatshme t’i plotësojnë kërkesat e tij financiare prej 5.5 milionë eurosh në sezon.
Raporti shton se Fondi i Investimeve Publike që përbëhet nga Al Hilal, Al Nassr, Al Ittihad dhe Al Ahli janë kandidatë të mundshëm për të siguruar shërbimet e tij.
Megjithatë, Raphinha mund të mos jetë braziliani i vetëm që do të marrë rrugë në Arabinë Saudite.
Mediumi prestigjioz The Telegraph ka nënvizuar se edhe Richarlison është vënë nën shënjestrën e klubeve arabe, teksa Tottenhami do të pajtohej me largimin e tij nëse klubet e interesuara paguajnë 60 milionë euro për kartonin e lojtarit.
Përkundër interesimit për Raphinhan, braziliani vazhdimisht kishte konfirmuar dëshirën e tij për të qëndruar në Kataloni dhe të luajë futboll në Ligën e Kampionëve. Richarlison në anën tjetër është duke u rikuperuar nga një lëndim i gjurit, që e ka mbajtur jashtë fushave që nga mesi i muajit shkurt./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...