Blerja e Newcastle United nga fondi suadit “PIF” nuk është parë me sy të mirë nga shumë klube angleze, të cilët u mblodhën menjëherë për të bllokuar disa rrugë sponsorizimi dhe për të bërë edhe më të vështirë punën e arabëve në krye të “Magpies”.
Këta të fundit, janë në pozitë mjaftë të vështirë në renditjen tabelare në Premier League dhe rrezikojnë rëndien.
Andaj, drejtuesit e rinjë të klubit janë vënë në lëvizje për të afruar 3-4 futbollistë me peshë në muajin janar, por edhe ky duket një mision i vështirë.
Sipas mediave britanike, klubet angleze kanë bërë një pakt të heshtur për të mos shitur futbollistë te Newcastle, kjo pasi e kanë më mirë të shohin “Magpies” të bien nga kategoria, sesa të marrin paratë e tyre në mërkato.
Deri tani, drejtuesit e Newcastle kanë shfaqur interes për disa futbollistë nga Premier League, por nuk kanë nisur negociata me asnjë prej tyre, ndaj do të duhet të shohun në tregun evropian për të përforcuar skuadrën.
Aktualisht, Newcastle pozicionohet në vendin e parafundit të renditjes, me vetëm 5 pikë të grumbulluara pas 11 ndeshjeve.
Ndërsa, së fundmi drejtimi i ekipit iu besua trajnerit, Eddie Howe, i cili ka misionin të mbajë skuadrën në elitën e futbollit anglez./Arbresh.info
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë
Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje ...
Izraeli vret komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin e 7 te...
Rryma i fiku edhe në Porto Riko, pothuajse i gjithë vendi pa...
Rovena po martohet sonte? Xheneta dhe Vullneti në dyshime, s...