Qendërmbrojtësi Kalidou Koulibaly raportohet se është duke negociuar me Napolin për rinovimin e kontratës së tij, pasi që ofertat nga Manchester City, Liverpooli dhe Manchester Unitedi nuk kanë qenë të mjaftueshme.
Gazeta italiane Corriere dello Sport raporton se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis e ka dëshmuar se ai ishte i gatshëm të shqyrtojë ofertat që i vinin nga klubet e Premierligës.
Ai madje edhe e ka luajtur çmimin e qendërmbrojtësit në 75 deri në 80 milionë euro, përderisa fillimisht i kishte kërkuar mbi 100 milionë euro. Kjo ulje është bërë shkaku i krizës në të cilën kanë hyrë klubet shkaku i dëmeve financiare të shkaktuara nga përhapja e koronavirusit.
Megjithatë, ofertat e ardhura nga klubet e Premierligës ishin rreth 60 milionë euro nuk ishin aspak të mjaftueshme për ta tunduar klubin ose futbollistin për një transferim.
Koulibaly është i lumtur në Napoli dhe ai nuk dëshiron të largohet, kështu që është gati të diskutojë për rinovimin e kontratës së tij, në mënyrë që ta zgjasë qëndrimin në Stadio San Paolo.
Senegalezi 29-vjeçar ka qenë pjesë e klubit italian që nga viti 2014, ndërsa kontrata e tij aktuale vlen deri në qershor të vitit 2023. /Gazeta Express/
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...