Google ADS

Klauzola e lirimit i skadon të martën, Inter synon ta ‘bindojë’ Lautaro-n me kontratën e re

14:04 | 5 Korrik 2020
Arbresh Info

Klauzola e lirimit të sulmuesit së Barcelonës, Lautaro Martinez skadon të martën dhe Inter-i është duke shpresuar që ta bind lojtarin të rinovojë kontratën.

Klauzola e lirimit së argjentinasit është 111 milionë euro, por mund të aktivizohet vetëm deri me 7 korrik, transmeton portali arbresh.info.

Barcelona financiarisht është goditur nga pandemia e koronavirusit, andaj nuk mund të paguajnë vlerën e madhe, kurse Inter nuk mendon t’ia nis negociatave.

Sipas Tuttosport, pasi t’i skadojë klauzola e lirimit, Inter do ia tregojë projektin e radhës Lautaro-s, në të cilin përfshihet përmirësimi i kontratës.

Me kontratën e re, do t’i dyfishohet pagesa, e cila momentalisht është 2.5 milionë euro plus bonuset në përformanca të mrekullueshme.

Me kontratën e re, argjentinasi do mbetet “San Siro” deri në vitin 2024, derisa ekziston mundësia që të rritet edhe më shumë klauzola e lirimit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme