Google ADS

“Kloppi më ofendoi gjatë gjithë rrugës” – Si është të punosh me gjermanin

11:39 | 27 Mars 2020
A. B.

Trajneri i portierëve të Mainzit, Stephan Kuhnert, ka zbuluar se si është të punosh përkrah Jurgen Kloppit, pasi kishte punuar me të në kohën kur trajneri gjermani ishte pjesë e Mainzit, në fillim të karrierës së Kloppit si trajner.

Pasi u bë i njohur me Mainzin, Jurgen Klopp u bë njëri ndër trajnerët më të famshëm në botë me Borussia Dortmundit, para se të triumfonte në Ligën e Kampionëve, Superkupë dhe Kupë të Botës për Klube me Liverpoolin, transmeton Gazeta Express.

Dhe Kuhnert, i cili kishte luajtur përkrah 52-vjeçarit për nëntë vjet para se të punonte si pjesë e stafit të gjermanit në Mainz, ka zbuluar se si është të punosh me trajnerin aktual të Liverpoolit.

“E kam pasur një lidhje të veçantë me Kloppin pasi që kisha luajtur përkrah tij. Askush s’mund të barazohet me të sa i përket emocioneve nëpër ndeshje, por unë gjithmonë i kam ndarë të njëjtat mendime me të. Pika e tij më e fortë janë marrëdhëniet që i krijon me njerëzit”, ka thënë ai.

Kuhnert e kujtoi një incident kur kishte udhëtuar me Kloppin për disa milje për atë që ata mendonin se do të ishte festival, por pastaj e zbuluan se Kuhnert e kisha gabuar datën.

“Ne të dy donim të shkonim në Schutzenfest në një ditë që e kishim pushim sa ishim në kampin në Herzlake. Kështu që i morëm biçikletat dhe udhëtuam për disa milje. Pothuajse u bë errësirë kur arritëm atje”, ka rrëfyer Kuhnert.

“Në hyrje të fshatit ne e pamë një shenjë që tregonte se festivali nuk do të fillonte deri një javë më vonë. Nuk e di, e kisha gabuar disi datën. Megjithatë, ne u desh të ktheheshim më biçikleta dhe ai më ofendoi gjatë gjithë rrugës. Mu desh të duroja shumë, por e meritoja”.

Të ngjashme