Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i ka dalë në mbrojtje sulmuesit Sadio Mane pasi trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola tha se futbollisti i “Të Kuqve” nganjëherë simulon.
Mane realizoi në fund të ndeshjes me Aston Villan të shtunën, por më herët kishte marrë karton të verdhë për shkak të simulimit. Kjo kishte nxitur reagime të shumta.
Guardiola ishte pyetur para ndeshjes me Liverpoolin për fundjavën që po vjen. Ai kishte thënë për BBC-në se “nganjëherë Mane simulon”.
“Nganjëherë ka talentin për të realizuar gola të jashtëzakonshëm në minutën e fundit. Ka talent”, kishte thënë ai, transmeton Koha.net.
Gjithsesi, Kloppi u përgjigj se “Sadio s’është simulues”.
“Nuk e di se sa Guardiola mund të ishte në dijeni për incidentin në lojën tonë, aq shpejtë pas takimit të tij. Sadio nuk simulon. Ishte një situatë kur ai pati kontakt dhe ra për tokë, por kishte kontakt”, ka thënë gjermani në konferencën për media para ndeshjes në Ligën e Kampionëve, të martën ndaj Genkut.
“Jam 100 për qind i sigurt se nëse diçka e tillë do t’i ndodhte Manchester Cityt, ata do të merrnin penalti. Nuk jam këtu për të folur për Cityn. Dua të flas për Genkun”, vazhdoi tutje ai.
Liverpooli e Manchester City përballen të dielën, 10 nëntor, në kuadër të xhiros së 12-të në Premier Ligë me “Të Kuqtë” që janë liderë me gjashtë pikë para Cityt./koha.net/
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...