Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka zbuluar se ëndrra e tij për skuadrën e “The Reds” ka qenë gjithmonë që stili i tyre i lojës të bëhet aq i qartë, saqë tifozët do ta identifikonin skuadrën e tij pa marrë parasysh çfarë fanella mbajnë veshur.
Stili i lojës së Jurgen Kloppit i ka sjellë strategut gjerman suksese të shumta gjatë karrierës së tij si trajner deri më tani, transmeton Gazeta Express.
Ai kishte shijuar mjaft shumë suksese mbresëlënëse me skuadrën e Borussia Dortmundit, para se të kalonte në Anfield në tetor të vitit 2015.
Kur Klopp erdhi në Liverpool, gjiganti anglez ishte i uritur për trofe të mëdha që i kishin munguar që një kohë të gjatë. Kloppi iu deshën katër vjet për ta mbushur qëllimin e tij, fillimisht duke e fituar trofeun e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.
Megjithatë, që nga atëherë, sukseset kanë vazhduar për skuadrën e tij, pasi që Kloppi arriti të triumfojë edhe në Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube, ndërsa tani është vetëm dy fitore larg trofeut të Premierligës
“Ëndrra ime ka qenë gjithmonë që ne të mund të jemi duke luajtur me çfarëdo fanelle, por që kushdo që po na shikon të mendojë menjëherë: “Ah, ky është Liverpooli””, ka thënë Klopp.
“Dua të kemi identitet aq të qartë saqë të gjithë të thonë: “Oh, ky është Liverpooli”. Këtë po tentojmë ta bëjmë”.
Hëna e re në Akrep: Gjërat që nuk duhet të bëni
Niveli i ulët i melatoninës shkakton diabetin?
UEFA e dënon Serbinë për thirrjet nacionaliste ndaj Kosovës
Operacioni i policisë/ Arrestohen tre të dyshuar për mashtri...
E trazoi shtëpinë me tigan, Xheneta e thotë troç: Do ta bëjë...
Trump: Duhet t’i japim fund konfliktit në Liban