Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka zbuluar bisedën e tij me Xherdan Shaqirin para përjashtimit të tij nga skuadra për ndeshjen në udhëtim në UEFA Ligë të Kampionëve kundër skuadrës serbe Red Star Belgrade.
Shaqiri kishte zemëruar tifozët serbë në një ndeshje në Kampionatin Botëror duke veshur atlete me flamur të Kosovës si dhe duke festuar me shqiponjë golin e fitores, gjëra që sigurisht do të krijonin një pritje armiqësore në Beograd, transmeton portali arbresh.info.
Dhe pikërisht për këtë arsye, Klopp ka vendosur për të lënë lojtarin në shtëpi duke shtuar se fokusi dëshiron të qëndrojë vetëm në futboll.
I pyetur rreth reagimit të yllit kosovar, trajneri i Liverpoolit tha:
“‘Në rregull, trajner'”
” ‘Nuk do ta bëjë këtë’ tha Shaqiri’ ose ‘nuk e doja këtë me të vërtetë’. Kjo nuk ka kuptim. Kjo nuk ka kuptim për ty dhe nuk ka kuptim as për atë. Kjo është arsyeja pse ai ka thënë ‘në rregull, trajner'”
“Ishte një situatë e vështirë nëse dëshironi ta dini, zakonisht ju nuk mendoni për gjëra si kjo para një ndeshje, por ne është dashur të mendojmë rreth kësaj. Ky ishte vendimi dhe me këtë vendim biseda përfundoi në atë moment për ne”
Klopp pranon se ai nuk ka dashur të shtoj zjarrin tashmë të atmosferës së zjarrtë në vendin e njohur si Marakana, por pranon se largimi i lojtarit ka ndezur debatin, të paktën para ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.
“Unë vazhdimisht duhet të marrë vendime që nuk i kam pritur më parë. Unë jam përballur me këtë dhe ky është vendimi. Kjo është e gjitha”, shtoi ai.
“Sigurisht se nuk jam në dijeni rreth ndonjë problemi në siguri apo çfarëdo qoftë. E vetmja gjë që mund të them rreth kësaj ishte e përbashkët. Ishte e përbashkët për të marrë vendimin, jo për të bërë diçka me forcë”
“Ne kemi ardhur këtu me dëshirën për të luajtur futboll. Nëse ai do të kishte ardhur këtu dhe të ishte i përfshirë atëherë të gjitha pyetjet do të ishin për të. Kjo nuk ka kuptim”
“Ne duhet të koncentrohemi në futboll. Ne duhet të fokusohemi në futboll. Kjo është ajo që ne duam të bëjmë dhe kjo është arsyeja pse e kam marrë vendimin”
Si lider të Grupit C, derisa Napoli dhe Paris Saint Germaini luajnë kundër njëri-tjetrit, Liverpooli mund të bëjë një hap të madh drejtë kualifikimit me një fitore kundër Red Star, të cilën ata e mposhtën me rezultat 4 me 0 në Anfield./arbresh.info/
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...